
Të dhënat po ngarkohen...

Milano, 26 shkurt 2012, NOA- Aktivistet ukrainase të Femen kanë zbritur në qendër të Milanos për të protestuar kundër botës së modës.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, në prag të fillimit të sfilatës së Versace aktivistet u paraqitën të zhveshura dhe të mbuluara me shkrime se “Fashion i njëjtë me fashizmin” dhe krahas tyre edhe mesazhe kundër anoreksisë së modeleve.
Sipas tyre bota e modës ka shkaktuar shumë probleme kryesisht në radhët e vajzave, ndërsa kanë thirrur furishëm kundër anoreksisë për të qenë modele.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
