Transmetuar më 25-02-2012, 14:02

Prishtinë, 25 shkurt 2012 NOA/ Rid Bulku – Arrestohen gjashtë persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale Sulm ndaj rendit juridik të Kosovës. Burime nga policia e Kosovës i thanë agjencisë NOA.al se bëhet fjalë për gjashtë policë të komunës Gjilan që punojnë në MPB të Serbisë. Operacioni u krye nga pjesëtarë të njësive speciale të policisë së Kosovës ROSU në Gjilan. Të arrestuarit kanë punuar në dhënien e pasaportave dhe të patentës së shoferit në të ashtuquajturën drejtori të policisë së Gjilanit e cila nga viti 1999 është transferuar në Vranjë.

Drejtoria për hetimin e krimeve të renda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës kohë më parë ka pranuar informacione se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë se Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë.

Bazuar në këto informacione Policia e Kosovës nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qarkut në Gjilan ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash kanë kryer veprat penale “Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Sot ne orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së, kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës se Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale.

Në këtë operacion janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar të cilët janë: Denic M. Dimitrievic, T. Denic, N. Trajkovic, D. Stojkovic, G. Matrapazovic.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar ne cilësi të provave materiale armë dhe gjësende si, një pushkë e llojit M481. pushkë Gjuetie 1 pushkë ajrore një revole TT 762 m473 fishek 7.62 m2 (Shikoni fotot).

Po ashtu u sekuestruan uniforme e policisë Serbe kompletë, 4 Lop Top, 2 Shtëpiza Kompjuterëve, 5 Kartela Identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë si dhe disa dokumente tjera relevante me ketë raste.

Ky operacion policor është realizuar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë se Qarkut ne Gjilan dhe me autorizim te prokurorit te dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit policor.

r.b/noa.a

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit