Transmetuar më 25-02-2012, 12:36

Lushnjë, 25 shkurt 2012, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot se politikat e socialistëve duhet të jenë në dorë të të rinjve. Në një takim të zhvilluar paradite me të rinjtë e qytetit të Lushnjës, në kuadër të ngritjes së strukturave të Forumit Rinor Eurosocialist Rama u shpreh se të rinjtë gjejnë hapësira në programin e selisë rozë.

“Politika e socialistëve në duart e sa më shumë të rinjve, grave e familjeve të zakonshme të këtij vendi në betejën e tyre me varfërinë”, shkruan Rama në rrjetin social “Twitter”.

Kreu i PS-së thekson se “programi për një Rilindje Shqiptare instrumenti më i sigurt i ndryshimit në kushtet e zallahisë morale e të politikës së arsyes së humbur”. Nga ana tjetër ai vlerëson dhe faktin se janë të rinjtë ata që do të fitojnë mbi sfidat e kohës.

“Re-FRESSH në Lushnjë me të reja e të rinj, që tek politika gjejnë hapësirën e tyre në luftë me keqarsimimin, papunësinë e degradimin social”, shkruan Rama për  takimin ku kanë marrë kartën e anëtarësisë 300 të rinj.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit