Transmetuar më 24-02-2012, 20:09

Shërbimi i bartjes së numrit nga një operator celular në tjetrin, prej disa muajsh është i mundshëm edhe në Shqipëri.

Ja Sinjali akustik

Ky shërbim është falas, madje disa prej katër kompanive kanë bërë dhe oferta nxitëse për të afruar sa më shumë klientë në rrjetin e tyre.

Por për të orientuar abonentët që ata ta dijnë nëse një numër ka kaluar nga një kompani në tjetrën, është krijuar mundësia e orientimit përmes një sinjali të shkurtër audio.

Kështu nëse abonenti që ju thirrni, bën pjesë tek një operator A dhe ka kaluar në B duke mos ndryshuar numrin, ju në momentin që kryeni thirrje në drejtim të tij, do të dëgjoni këtë sinjal që gjeni këtu.

Kështu abonentët mund të mësojnë nëse numri që kanë thirrur, ka ndryshuar kompani. Kjo ndihmon sidomos abonentët që zgjedhin të flasin me një numër të të njëjtës kompani celulare që ai i përket, për vetë tarifat më të ulëta që ofrohen brenda një rrjeti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit