Transmetuar më 25-02-2012, 00:04

Kaliforni, 25 Shkurt 2012, NOA –  Problem shëndetësore për Gerard Butler, heroin e palestruar të filmit të famshëm “300”.

Aktori faktikisht është futur në një qendër rehabilitimi rreth 3 javë më parë për të luftuar varësinë e tij ndaj drogës.

Butler, është shtruar në një klinikë kaliforniane për abuzim të këtyre substancave, ku është shpallur i varur kryesisht nga kokaina.

Në lidhje me këtë çështje të shumta janë dhe problemet financiare që ka hasur aktori.

Telashet për Butler nisën që në 2006, në setin e xhirimeve të “300”.

Për tu theksuar është se situata u rëndua akoma më shumë gjatë xhirimeve të filmit “Of Men and Mavericks”, ku si rrjedhojë aktori u detyrua të shtrohej në një qendër  rehabilitimi.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit