

Tiranë, 24 shkurt 2012, NOA – Dy të rinj janë arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se janë autorët e vjedhjes së të paktën 20 banesave në kryeqytet. Operacioni “Lap Top 2012” ka vënë në pranga; Eldorado Qazim Mera, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe adoleshentin me inicialet B.R, 17 vjeç, banues në Tiranë.
Dy të rinjtë kanë vjedhur një sërë banesash dhe preferonin më shumë pajisjet elektronike, të cilat i shisnin më pas. Bashkë me ta, policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë dhe për Arif Osman Dizdari, 36 vjeç, banues dhe Teri Bashkim Fezgaj, 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Të dy personave u janë gjetur disa prej pajisjeve që kanë vjedhur dy të rinjtë e arrestuar. Nga ana tjetër, dy të arrestuarit akuzohen dhe për veprën penale të shtyrjes së të miturit në krim. Sipas të dhënave, ata kanë përdorur për disa vjedhje dhe të miturin me inicialet G.P, 13 vjeç, për të cilin ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë.
Policia ka zbardhur dhe disa prej vjedhjeve që kanë bërë të rinjtë;
– Me dt.22.02.2012, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet se kanë vjedhur banesën e një shtetaseje, ku kanë marrë një kompjuter lap top, të markës “HP”.
– Me dt.23.02. se në rrugën “Don Bosko”, dt.16.02.1012, kanë vjedhur banesën e një shtetasi, ku kanë marrë një kompjuter lap top, të markës Compaq.
– Me dt.09.02.2012, në rrugën “Mine Peza”, kanë vjedhur banesën e një shtetasi, ku kanë marrë disa kompjuetra lap top dhe një telefon celularë.
– Me dt.12.02.2012, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur banesën e një shtetasi Eri Hysi, ku kanë marrë një kompjuter lap top, një varse floriri dhe 200 euro.
-Me dt.02.02.2012, tek ish qendra tregtare Praktiker, kanë vjedhur me thyerje zyrën e shoqërisë “Prespa” sh.p.k, ku kanë marrë një kompjuter së bashku me paisjet e tij.
– Me dt.08.01.2012, në një magazinë tek stacioni i trenit, kanë vjedhur aparate fonie, si artopalantë dhe bokse së bashku me lidhjet e tyre,
– Me dt.27.01.2012, në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur zyrat e Kishës, ku kanë marrë sende me vlerë rreth 10 000 lekë,
– Me dt.16.01.2011, në rrugën “Reshit Petrela”, kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi.
– Me dt.16.05.2011, në rrugën “H.H. Dalliu”, kanë vjedhur banesën në pronësi të një shtetasi, ku kanë marrë një kompjuter dhe disa bizhuteri.
– Me dt.25.07.2011, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit Xhevdet Shabani, ku kanë marrë një telefon celularë dhe një biçikletë.
– Me dt.03.08.2011, tek blloku i pallateve “Gintash”, kanë vjedhur banesën e një shtetasi, ku kanë marrë një kompjuter i markës “Acer” dhe sende të tjera me vlerë.
– Me dt.14.08.2011, në Rrugën e Barikadave, kanë vjedhur banesën e një shtetaseje
– Me dt.17.08.2011, në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur vjedhur banesa e shtetasit Shefki Haderi, ku kanë marrë 72 euro dhe 40 000 lekë.
– Me dt.14.09.2011, në rrugën “Reshit Petrela”, kanë vjedhur vjedhur banesën e një shtetasi Bajram Dyrmishi, ku kanë marrë 30 000 lekë.
– Me dt.29.09.2011, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e një shtetasi, ku kanë marrë 100 000 lekë.
– Me dt.23.10.2011, në rrugën “Pandi Dardha”, ku kanë vjedhur banesën e një shtetasi Vitaj Dyrmishi, ku kanë marrë 41 000 lekë.
– Me dt.28.10.2011, në rrugën “Don Bosko”, është tentuar të vidhet banesa e një shtetaseje,
– Me dt.05.12.2011, në Rrugën Panorama, është tentuar të vidhet banesa e një shtetaseje.
a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





