

Tiranë, 24 shkurt 2012, NOA – Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar pak minuta më parë homazhe për nder të kapitetin Feti Vogli, efektivitit të Batalionit Special Ushtarak që humbi jetën në Kandahar të Afganistanit. Homazhet zyrtare po zhvillohen në hollin e Pallatit të Kongreseve, pas ceremonisë së zhvilluar në famijen e ushtarakut që humbi jetën.
Në homazhe ka marrë pjesë dhe Ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, ambasadori i KE, Etore Sequi dhe ai I OSBE, Eugen Ëollfath. Veç trupit diplomatik të pranishëm kanë qenë dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, kreu i PS-së, Edi Rama, kreu I Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi dhe drejtues të institucioneve kryesore në vend. Homazhe kanë bër dhe ish–kryeministri Fatos Nano dhe kreu i LSI, Ilir Meta.
Pritet që në homazhe të marrë pjesë dhe Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Presidenti Bamir Topi. Më pas ceremonia do të vazhdojnë në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku do të prehet turpi i kapitetin të Batalionit Special Feti Vogli.
a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





