Transmetuar më 24-02-2012, 11:09

Tiranë, 24 shkurt 2012, NOA – Një prej ushtarakëve të postave kufitare gjatë viteve ’90 do të  vuaj dënimin në Shqipëri, për krime kundër njerëzimit, për vrasjet e kryera ndaj qytetarëve që tentonin të largoheshin jashtë Shqipërisë gjatë kohës së komunizmi. Besnik Resul Zykaj, i njohur ndryshe si Bino Binaj, 49 vjeç është arrestuar në Itali. Zykaj është shpallur fajtor me nga Gjykata e Shkodrës, pasi më datë 19.05.1990, kohë në të cilën ai ishte me detyrë Komandant i postës kufitare në Velipojë, ka vrarë me armë zjarri Vate Beqi, si dhe ka plagosur rëndë vëllain e tij, shtetasin Gjekë Beqi, gjatë një tentative të tyre për t’u arratisur me not nga plazhi i Velipojës.

Në vitin 1996 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar Zykajn me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale të “Krimeve kundër njerëzimit”.

Ai është arrestuar në Firence të Italisë, për tu ekstraduar më pasa drejt vendit tonë.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit