Transmetuar më 24-02-2012, 10:48

Tiranë, 24 shkurt 2012, NOA – Pas ceremonisë së zhvilluar në banesën e tij në Baldushk të Tiranës, trupi i pajetë i kapitenit Feti Vogli është nisur drejt Pallatit të Kongreseve ku do të kryehet ceremonia zyrtare mortore.

Arkivoli me trupin e specialit të vrarë në Afganistan do të vendoset në në hollin e Pallatit të Kongreseve. Më pas do të vijojnë homazhet nga drejtuesit më të lartë të shtetit.

Trupi i kapitenit Feti Vogli mbërriti në atdhe në orën 03.00 me një aeroplan ushtarak të NATO-s. Kapiten Feti Voglit, Dëshmorit të Atdheut, ra në krye të detyrës gjatë misionit paqeruajtës në Afganistan.

Detajet e ceremonisë mortore:

Ora 03:15- Pritet mbërritja e avionit që mbart trupin e të ndjerit

Ora 03:20- Trumpetat njoftojnë për daljen e arkivolit nga avioni

Ora 03:20 – 03:25- Përgatitja për fillimin e lëvizjes për tek automjetet

03:25 – 03:30 – Ecja me arkivolin mbi supet e ushtarakëve për 200 m deri tek makina e

Funeralit, vendosja e arkivolit në makinën e funeralit, pjesëmarrësit zenë vendet e tyre nëpër makina

Ora 06:45 – 10:00- Ceremonia mortore familjare

Ora 10:00 – 10:45- Lëvizja e arkivolit me trupin e të ndjerit për në Pallatin e Kongreseve

Ora 10:45 – 11:00- Vendosja e arkivolit ne vendin ku do të zhvillohen homazhet në Hollin e Pallatit të Kongreseve

Ora 11:00 – 12:15- Zhvillimi i homazheve

Ora 12:15 – 12:20- Zhvillimi i homazheve nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit

Ora 12:25 – 12:30- Zhvillimi i homazheve nga Kryeministri

Ora 12:30 – 12:35- Zhvillimi i homazheve nga Kryetarja e Kuvendit

Ora 12:35 – 12:40- Zhvillimi i homazheve nga Presidenti

Ora 12:45 – 13:00- Zënia e vendeve për fillimin e ceremonisë mortore

Ora 13:00- Fillimi i ceremonisë zyrtare

Ora 13:00 – 13:05- Himni Kombëtar

Ora 13:05 – 13:10- Fjala e lamtumirës

Ora 13:10 – 13:11- Trompetat njoftojnë për përfundimin e ceremonisë

Ora 13:11 – 13:25- Rreshtimi i pjesëmarrësve në ceremoni për lëvizjen drejt Varrezave të Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:25 – 13:50- Lëvizje e kortezhit për në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

Ora 13:50 – 14:00- Grumbullimi i pjesëmarrësve në ceremoninë e varrimit dhe vendosja e tyre në vendet e caktuara

Ora 14.00 – 14.07- Zhvillimi i Ceremonisë së Apelit të Fundit nga Komandanti i Batalionit të Operacioneve Speciale, Kolonel Dritan Demiri

Ora 14.07 – 14.17- Lëvizja e arkivolit të mbajtur në krahë nga grupi i ushtarakëve për në vendin e varrimit

Ora 15.00- Përfundimi i ceremonisë

Ora 15.00 – 15.30- Lëvizje për në Qendrën Kulturore të Ushtrisë

Ora 15.30- Dreka e përmortshme.

NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit