

Romë, 24 Shkurt 2012, NOA – Shija për ushqimet mësohet që në kohën kur fëmijët ndodhen në barkun e nënës dhe diçka e tillë vjen falë nuhatjes.
Është një studim i cili është zhvilluar në Universitetin e Borgogna, rezultatet e të cilit më pas janë publikuar në revistën “Chemical senses”.
Ai ka zbuluar lidhjen e ushqimit në jetën e njerëzve dhe pohon se diçka e tillë merr jetë që në fazën kur fëmija ndodhet në mitër, ku ndikojnë shumë dhe ushqimet që konsumohen në muajt e parë të jetesës.
Fetusi është i aftë që të njohë aroma nga më të paperceptueshmet dhe kjo në lidhje me ushqimet që konsumon nëna.
Aroma që mbart më pas transportohet në lëngun amniotik në të cilin notojnë.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





