Transmetuar më 23-02-2012, 19:56

Londër, 23 shkurt 2012, NOA/ Rid Bulku – Një gjykatë e lartë në Londër ka vendosur që të quajë të ligjshme dërgimin e dokumenteve ligjore edhe me anë të rrjetit social Facebook. Rasti i pazakontë ka ndodhur në një çështje gjyqësore mes dy ortakëve të një biznesi. Prej disa javësh gjykata nuk arrinte të lidhej me një prej palëve në proces, për t’i dërguar kërkesën për gjykim.

Postierët e gjykatës kanë thënë se presoni i përfshirë në proces Anjam Ahmad nuk kishte një adresë fikse dhe në ato që kishte të regjistruara më parë nuk ekzistonte.

Por avokati i palës paditëse ka gjetur një zgjidhje brilante. Ai ka thënë se kërkesën për gjykim ja ka dërguar në rrjetin social Facebook.

Pyetjes së gjyqtarit Nigel Teare, se si mund ta verifikonte trupi gjykues që personi në fjalë e ka marrë ftesën dhe llogaria në Facebook ishte aktive, avokati ju përgjigje se gjatë dy ditëve të fundit Ahmad kishte bërë dy “miq” të rinj në rrjetin social.

Sipas tij kjo vërtetonte se ai ishte në posedim të adresë në Facebook. Trupi gjykues e mori si fakt këtë proces dhe vendosi vazhdimin e gjyqit. Ky është ndër rastet e para, ku në një seancë gjyqësore pranohen procedurat ligjore të ndjekura me anë të rrjetit social.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit