
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 23 Shkurt 2012 NOA – Ish-kryeministri Fatos Nano së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, kanë shkuar në restorant “Pulëbardha” në Tiranë për të darkuar.
NOA.al raporton se darka mes tyre është paralajmëruar prej disa orësh, por mediat do të mbahen larg ambienteve të brendshme të restorantit.
Nano është duke u përpjekur që të jetë ai presidenti i ardhshëm i Shqipërisë dhe këtë e kishte pohuar disa muaj më parë kur tha se për herë të dytë aspironte të bëhej kryetar i shtetit.
e.t/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
