Transmetuar më 23-02-2012, 10:18

Durrës, 23 shkurt 2012, NOA- Një trup i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet e detit në Durrës.

Siç raporton NOA.al, trupi i gjetur i padekompozuar i përket seksit mashkull, ndërsa nuk dihet identiteti i tij.

Kufoma e pajetë i përket një burri rreth 55 vjeç ndërsa është gjetur nga banorët e zonës së Currilave.

Sakaq lidhur me këtë ngjarje uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shkaqet e vdekjes dhe identifikimin e trupit të pajetë.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit