Transmetuar më 22-02-2012, 23:38

Tiranë, 22 shkurt 2012, NOA – Të gjithë banorët janë mbledhur rreth pishinës, ku disa po lahen e një pjesë qëndron duke biseduar. Ermali, Graciano e Erioni qëndrojnë në pishinë e në një moment, Ermali shprehet se Anila qesh fallso, por kjo e fundit reagon menjëherë. Anila kundërpërgjigjet se ajo nuk shtiret asnjëherë dhe është gjithnjë reale.

Ermali thotë se nga mimika e fytyrës së Anilës arriti të kuptojë një të qeshur të shtirur, por ajo këmbëngul se nuk është ashtu e madje shton se Ermali po e bën me nerva me këto që po thotë. Ermali shprehet se e qeshura e Anilës është e tepruar dhe ajo sforcohet në çdo bisedë që bën, transmeton TCH.

Anila thotë se Ermali nuk mund të dalë në përfundime për t’a gjykuar pasi nuk ka shumë kohë që e njeh, e nuk e di se si është sjellja e saj reale apo e shtirur. Ermali përgjigjet se nuk i gabon intuita dhe e ka vënë re në shumë raste këtë gjë tek Anila.

Më pas Anila i bashkohet Gracianos e Albulenës duke komentuar debatin e mëparshëm me Ermalin, e thotë se është e kënaqur që është afruar me ata të dy (Gracianon e Albulenën), pasi pa ta, nuk do të kishte me kë të rrinte.

NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit