Transmetuar më 22-02-2012, 23:13

Tiranë, 22 shkurt 2012, NOA – Prova që duhet të bëjnë tre djemtë kundrejt Gentjanës vazhdon, ndërsa në kuzhinë bëhen përgatitjet e fundit të drekës. Arjola është ankuar sepse nuk i ha makaronat dhe në shtëpi çdo ditë kanë gatuar këtë pjatë. Kështu, këtë herë ajo vendos që të gatuajë vetë dhe fillon të bëjë pica. Për këtë, ajo ndihmohet nga Liami dhe Ermali.

Ermali sapo përfundon provën duke i mësuar Gentës se si të sfilojë në një pasarelë mode, rikthehet në kuzhinë dhe gatuan bashkë me Arjolën dhe Liamin. Ky i fundit fillon të ngacmojë Arjolën duke i thënë: “Do t’i them mamit a e pëlqen këtë vajzë?” duke iu referuar faktit se ajo po bën punë shttëpie. Arjola ia kthen: “Po dola para teje nga shtëpia, do t’i them mamit tënd, a të pëlqej?”. Të dy ngacmohen me shaka dhe më pas flasin për reagimin e prindërve për hyrjen e tyre në Big Brother, transmeton TCH.

Pas një kohe të gjatë më në fund dreka është gati dhe banorët ulen në tavolinën e ngrënies. Nga ana tjetër prova e Gentjanës vazhdon ende. Është radha e Metit, i cili duhet t’i bëjë masazh Gentës, e më pas Ermali që duhet t’i mësojë të notojë.

NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit