Transmetuar më 23-02-2012, 03:27

Milano, 23 Shkurt 2012, NOA – Nuk ka asnjë moment paqe për Ibrahimovic.

Gjigandi suedez i skuadrës së Milanit, në pritje të vendimit ku do të marrë vesh nëse do të luajë me Juventusin apo jo, është denoncuar për “krim” ndaj një personi”, ku pas një aksidenti ai është larguar, pa ofruar ndihmë.

Lojtari kuq e zi, pas mbarimit të seancës stërvitore në Milanello, me pasqyrën e makinës së tij ka përplasur një zonjë me inicialet, V.R, e cila fillimisht ishte përpjekur për të arritur por pa dalë e suksesshme në këtë mision.

Bëhet e ditur se zonja në fjalë ka pësuar një dëmtim në dorën e saj dhe si rrjedhojë e ka paditur lojtarin.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit