Transmetuar më 22-02-2012, 22:56

Romë, 22 Shkurt 2012, NOA – Është gjetur tërësisht i zhveshur me një shall të kuq rrotull qafës dhe një kavo elektrike në trup dhe zbulimi u bë nga vëllai i tij.

Në gjendje shoku ai lajmëroi menjëherë autoritetet shëndetësore dhe policinë lokale të Romës, Itali, por për Giuseppe Bongiorno, në moshën 73-vjeçare në pension, nuk kishte më asnjë shpresë.

Sipas mjekut që e kontrolloi, i moshuari ishte ndarë nga jeta që një ditë më parë.

Ekspertët e policisë thanë se këmbët e përthyera dhe pozicioni i trupit, të bëjnë të mendosh se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një praktike erotike mes dy meshkujsh.

Megjithatë situata është komplikuar në momentin që janë gjetur dhe gjurmë gjaku rrotull kufomës: një hemorragji që mund t’i detyrohet pozicionit apo një rrahjeje që megjithatë nuk konsiderohen si vdekjeprurëse nga specialistët.

Sipas tyre vdekja e pensionistit ka ardhur tepër rastësisht dhe kjo si pasojë e një lojë erotike homoseksualësh: i moshuari mund të jetë mbytur nga shalli që mbante rrotull qafës së tij.

Për t’u theksuar se i pranishëm gjatë këtij momenti ka qenë dhe dikush tjetër në banesën e të moshuarit, i cili pasi ka vdekur i moshuari, ka plaçkitur sendet me vlerë dhe paratë që ndodheshin në ambient.

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit