Transmetuar më 22-02-2012, 20:01

Gjithmonë e më pak përdorues të Facebook-ut, po i bëjnë publike listat e tyre të shokëve, duke dashur në këtë mënyrë që palët e treta të kenë sa më pak informacion rreth tyre.

Në mënyrë të konsiderueshme, janë shtuar përdoruesit të cilët i bëjnë të njohur shokët që kanë në rrjetin e njohur shoqëror, krahasuar me dy vjet më parë.

Prirje kjo, e nxitur nga rritja e vëmendjes së Facebook-ut,  që nga viti 2010 mbi politikat e tij private.

Por edhe ndërgjegjësimin në rritje që palët e treta mund të mësojnë shumë për një person, nga ai me të cilin ai është i lidhur në rrjetin shoqëror të Facebook-ut.

Ky fakt është konstatuar nga studiuesit në Institutin Politeknik të universitetit të Nju Yorkut, sipas të cilëve ka një prirje në rritje të përdoruesve, që po i ruajnë të dhënat mbi kontaktet e tyre, nga frika, se mund të zbulojnë vetveten.

Për studimin, ekipi përkatës hulumtoi 1.4 milion përdorues të Facebook-ut në qytetin e Nju Jorkut, në mars  2010 deri qershor 2011, për të përcaktuar ndryshimet në mënyrën e përdorimit të informacioneve prej tyre në këtë rrjet shoqëror.

Statistikat treguan se në mars të vitit 2010, 82.7 për qind e përdoruesve kishte lista të shkueshme të shokëve në Facebook. Ndërsa deri në qershor të vitit 2011, kjo shifër u zvogëlua në 47.4 për qind.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit