Transmetuar më 22-02-2012, 16:23

Tiranë, 22 shkurt 2012, NOA- Ministria e Mbrojtejs pak çaste më parë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen shëndetësore të komandos së plagosur në Afganistan Nëntetar Aleksandër Peci.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, thuhet se efektivi Peci ndodhet në spitalin amerikan të Kabulit, i cili sipas Ministrisë së Mbrpjtjes është i specializuar për ndërhyrje të vështira.

Më tej thuhet se 24 vjeçari Peci i është nënshtruar një tjetër operacioni i cili ka zhgjatur disa orë dhe që ka përfunduar me sukses.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se ai ka shënuar shenja pozitive dhe se shenjat e tij jetike kanë marrë funksion normal.

Njoftimi i plotë i MM:

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA-së bëjnë me dije se:

Nëntetar Aleksandër Peci, është transferuar në Spitalin Ushtarak Amerikan në Bazën Ajrore të Bagramit, në veri të Kabulit, një spital me personel shumë të kualifikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vështira.

Nëntetar Peci i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, i cili ka zgjatur disa orë.

Operacion ka dalë me sukses të plotë dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai tashmë ndodhet tërësisht jashtë rrezikut dhe funksionet e tij jetësore janë duke u kthyer në normalitet.

Pasi gjendja  e tij shëndetësore të jetë në nivel të qëndrueshëm për të përballuar kushtet e udhëtimit, ai do të transferohet për një trajtim mjekësor më të gjatë dhe më të hollësishëm në Gjermani.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit