Transmetuar më 22-02-2012, 15:08

Prishtinë, 22 shkurt 2012, NOA – Presidentja e Kosovës, Ahtifete Jahjaga dekretoi sot tre prokurorë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Prokurorët e dekretuar, Bajram Hamitaga, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren; Afrim Shefkiu, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Gjilan dhe Murtez Jahaj, prokuror në Prokurorinë e Qarkut në Prizren u betuan sot para Presidentes së Kosovës.

Dekretimi i tyre u bë duke u bazuar në nenin 84 pika 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 19 paragrafi 1 të Ligjit Nr. 03/L-224, për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe duke u bazuar në propozimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit