Transmetuar më 22-02-2012, 13:44

Tiranë, 22 shkurt 2012, NOA – Banorët e spektaklit që realizohet nga televizioni Top Channel sallon janë duke diskutuar për inteligjencën dhe deri ku arrin ajo në bazë të moshës së njerëzve dhe në njerëz të ndryshëm. Genta e konsideron veten si një njeri me koefiçent inteligjence të lartë sepse ka filluar të shkruajë dhe të lexojë që në moshën 4-vjeçare.

Banorët e tjerë, me ne krye Anilën, e kundërshtojnë, duke thënë se ata që merren me vlerësimin e inteligjencës, nuk janë institute shqiptare, por të huaja dhe nuk mund të merret për bazë vetëm ky fakt, për ta karakterizuar veten në këtë grup. Gentiana revoltohet dhe mbaron bisedën duke thënë: “Ju po deshët mos më besoni, pak më intereson. Më besojnë ata që më njohin”. Flroriani e mbështet Gentianën dhe thotë se ajo nuk ka pasur mundësi që të shkojë në institute të tilla botërore.

Tonet midis vajzave vazhdojnë të ngrihen edhe më tepër në debat dhe duket që ka një keqkuptim midis tyre në atë që duan të thonë.

Profili i Gentës

Mosha: 22 vjeç

Vendlindja: Baban (Devoll)

Vendbanimi: Baban

Statusi civil: Beqare

Arsimi: I lartë (Anglisht)

Hobi: Librat, muzika, fotografitë

Gentiana vjen nga Babani, një fshat i vogël në komunën e Devollit, ku ajo është rritur dhe banon aktualisht me gjyshen dhe gjyshin, 2 njerëzit me të shtrenjtë që ka. Familja e saj prej vitesh jeton në Greqi; Gentiana shkon i viziton shpesh, por nuk largohet dot nga shtëpia e gjyshes dhe nga fshati i saj i dashur. Shkollën e lartë e ka përfunduar në Korçë, për gjuhë Angleze, diplomë e cila ende nuk i ka shërbyer për t’i siguruar një vend të përshtatshëm pune. Ka patur vetëm një lidhje të rëndësishme në jetën e saj për të cilën preferon të mos flasë shumë pas zhgënjimit që ka pësuar. Nuk ka komplekse për prejardhjen dhe formimin e saj dhe nuk e ka problem të përballet me këdo që mund ta paragjykoj

NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit