Transmetuar më 22-02-2012, 11:01

Tiranë, 22 shkurt 2012, NOA – Njëzetë ditë nga ekzekutimi në Shkozë të Tiranës i laborantes 33-vjeçare Eleni Basho, Policia e Tiranës ka prangosur bashkëshortin e saj, Ilia Basho si organizator e bashkëpunëtor në ekzekutimin e të shoqes, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Lajmin për arrestimin e bashkëshortit të Eleni Bashos e bëri publik Drejtori i Policisë së Tiranës Bernard Çaushaj, i cili dha detaje të reja rreth krimit.

Çaushaj bëri me dije se pas hetimeve intensive Ilia Basho rezulton të jetë i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Eleni Basho, dhe organizator i vrasjes.

33-vjeçarja Eleni Basho, u ekzekutua mbrëmjen e 2 shkurtit me një plumb pistolete, fare pranë shtëpisë në zonën e Shkozës në Tiranë.

Basho, nënë e një djali të vogël, vdiq menjëherë pas plumbit të marrë, ndërsa dy personat që qëlluan mbi të u larguan pa u diktuar edhe falë errësirës në zonë.

Më herët mendohej se Eleni Basho ishte vrarë për një konflikt në lidhje me trafikun e kokainës.

Sipas dëshmive të para u mësua se gjatë momentit të vrasjes së Eleni Bashos, bashkëshorti i saj, Ilia Basho ndodhej në punë.

Eleni Basho ishte një nga vrasjet që tronditën kryeqytetin mbrëmjen e 2 shkurtit, pasi më vonë tek Komuna e Parisit u qëllua dhe vra gabimisht edhe 25 vjeçarja Megi Jokiçi, dentologe, e cila u qëllua me plumb në nofull në një atentat të përgatitur ndaj Aleksandër Gocaj.

Megi Jokiçi u qëllua ndërsa ishte duke dalë nga makina me të fejuarin e saj për të pirë një kafe në zonën e Komunës së Parisit.

Vijon…

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit