

Tiranë, 22 shkurt 2012, NOA – Banorët mblidhen sërish në sallon, pasi mbarojnë lojën. Ata fillojnë të ngacmojnë Gentën për zënkën që pati me Metin. Ajo i sqaron se nuk e ka goditur me dashje, por Meti e ekzagjeroi. Edgari e merr mënjanë dhe fillon ta sqarojë Gentianën në lidhje me situatën. “Edi, unë do të lidhem me ty për të fituar audiencë”, thotë ajo duke qeshur. E më pas i kërkon falje Metit, nëse e ka goditur fort.
Meti i afrohet, e merr në krahë dhe fillojë të bëjë shaka me të, duke u krijuar kështu disa momente gazmore brenda shtëpisë. Banorët qeshin me të madhe teksa i shikojnë.
Gentiana mendon se Meti po e shfrytëzon, meqë ajo natën e së shtunës, duhet të nominojë njërin nga tri djemtë dhe e thotë këtë si me shaka, por Edgari nuk është dakord me mënyrën se si ajo e mendon dhe i thotë: “Meti duhet të të gëzojë ty, ti duhet ta shfrytëzosh”. Ndërsa Gentiana ia kthen: “Po deshi, sa si Meti ka ketu…”.
Banorët e ngacmojnë Gentianën lidhur me “dashurinë” që ajo ndien për Metin. Gentiana e mohon, duke përdorur fjalë karakteristike të dialektit të saj dhe kështu banorët shpërthejnë në të qeshura. Banorët ndahen në grupe dhe fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin për histori nga e kaluara. Gjoni bisedon me Gentën dhe i tregon nje rast kur i ka dhuruar të ëmës lule. Genta merr shkas dhe tregon kur ish i dashuri i saj ka bërë të njëjtin gjest. Ndërsa Meti, Anila dhe Albulena, argëtohen, duke bërë shaka me njëri-tjetrin.
NOA/TCH
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





