Transmetuar më 22-02-2012, 00:47

Tiranë, 22 shkurt 2012, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 22 shkurt 2012.

Edicioni I

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Mediat amerikane, polici afgan ishte grindur me shqiptarët”.

Disa tituj të tjerë janë; “Të çmallesh me telefon 320 % më shtrenjtë”.

“Klinikat private në Tiranë, 50 euro për të blerë…spermë”.

“Vrasim komunistë, anglezët mision sekretë në Gërdec”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Gazsjellësi, një miliard euro hyjnë në Shqipëri”.

Disa tituj të tjerë janë; “KLSH: Nga 270 mijë aplikime janë bërë 8 mijë dosje, vetëm 3% janë legalizuar”.

“Dhori Kule fiton ndaj Hafizit të PS, me avantazh 67%”.

“Premtime “pa doganë” në zgjedhje, burg deri 2 vjet”.

“Kodheli: Nano, presidenti i ri? Pse jo”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Dy vite punë për deputetët që premtojnë të fusin njerëz në punë”.

Disa tituj të tjerë janë; “Mimi Kodheli: Nano president? Pse jo, ka dalë mbi palët”.

“PS pro heqjes së dënimit për prostitutat, burg për klientët”.

“Shkaku i sulmit në Kandahar, Gjunkshi: Presim hetimin e NATO-s”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “T vdesësh për 100 mijë dollarë. Ushtarakët nisen vetëm për lekë. CNN: Ishte sherr, jo luftë. Sot riatdhesohet kapiteni Vogli”.

Disa tituj të tjerë janë; “Malaj: U eliminuan kandidatë për Tiranën”.

“Zgjedhjet në universitete, akuza për presione te Artet”.

Gazeta “Tirana Observer” ka si argument kryesor; “CNN zbardh ngjarjen, ja si u vranë komandot shqiptarë”.

Disa tituj të tjerë janë; “PS akuzon mazhorancën: Po pengon reformën parlamentare”.

“Kush janë 10 analistët më të mirë kritikë në botë”.

“Pse meshkujt shqiptarë nuk i drejtohen andrologut?”

“Universitetet, shpallen fituesit, në Tiranë fiton Dhori Kule”.

Gazeta “Agon” ka si argument kryesor; “Gazi i  Azerbajxhanit kalon nëpër Shqipëri”.

Disa tituj të tjerë janë; “Pentagoni, solidar me Shqipërinë”.

“Ngushtohet harta e borës, por jo kujdesi”.

“Familja e kapiten Voglit, fron pelegrinazhi”.

Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al., mund të abonoheni duke na shkruar tek [email protected].

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit