Transmetuar më 21-02-2012, 20:54

Për 32 mijë vjet, fara e një luleje është ruajtur në një thellësi prej 38 metrash. Dhe ka arritur të nxjerrë krye vetëm në këtë dimër të ashpër, mbi dëborë.

Eventi i pazakonshëm natyror ka ndodhur në Siberi, zbuluar nga një grup i shkencëtarëve të Qendrës së Kërkimeve ruse “Pushkino”, i cili e ka ringjallur dhe e ka bërë madje të lulëzojë.

E njohur në latinisht me emrin “Silene stenophylla”, ajo është një specie tipike e zonave të Siberisë, dhe shënon një rast unik.

Ndërsa rekordi i mëparshëm mbahej nga një pemë palme, fara e të cilës daton 2.000 vjet më parë dhe u gjend në rrënojat e qytezës së fortifikuar të Massadas në Detin e Vdekur në Izrael.

Fara e lules sonë, ka qenë ruajtur për më shumë se 30 mijë vjet një temperaturë prej 7 gradësh nën zero, në një vend që kurrë nuk ka shkrirë. E pikërisht, një fakt i tillë, ka mundësuar që të mbahet e paprekur ADN-ja e saj.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit