

Tiranë, 21 shkurt 2012, NOA- Situata në veri dhe verilindje rë vendit si rrjedhojë e reshjeve të dendura të dëborës në muajin e fundit është përmirësuar ndjeshëm dhe numri i zonave të bllokuara është fare i pakët.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, në një komunikim zyrtar të mbrëmjes së sotme Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Alfred Olli theksoi se në gjithë vendin nuk ka pasur reshje e për rrjedhojë situata është përmirësuar ndjeshëm kjo pasi edhe remperaturat janë ngritur me 3-4 gradë.
Sipas tij në të gjithë qarqet ku është shpallur gjendja e emergjencës janë vetëm 9 komuna të bllokuara.
Në qarkun Shkodrë janë të bllokuara 4 komuna: Shalë, Shosh, Iballë, Fierzë.
Rrugë të hapura:
Shkodër – Koplik – Han i Hotit; Pukë – Fush Arrëz – Qafë Mali. Qarkullimi normal pa zinxhirë.
Me dy kalime; Hadroj – Bene e kalueshme pa zinxhirë me dy kalime; Koplik – Bogë qarkullimi pa zinxhirë, vetëm kilometri i fundit me zinxhirë; Laç – Koman qarkullimi pjesërishtë me zinxhirë, ka prezencë akulli në një segment rrugor prej 2 km; Qaf Qelë – Pukë qarkullimi me dy kalime, pa zinxhirë; Dedaj – Razëm, e kalueshme pa zinxhirë.
Në Kukës, vijojnë të mbeten të bllokuara 4 komuna: Grykë Çaje, Kalis, Arrën, Lekbibaj.
Rrugë të hapura:
Rruga e Kombit, e kalueshme, pa problem në të katër korsitë; Kukës – Krumë, e hapur pa
zinxhirë; Fierzë-B. Curri –Qafë Morinë është e hapur, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Kukës – Shishtavec, qarkullimi pjesërisht me zinxhirë; Kukës – Bushtricë deri në kufi me Peshkopinë, qarkullohet më zinxhirë. Krumë – Kam e qarkullueshme me zinxhirë;
Kukës – Qaf Shllak, e qarkullueshme me zinxhirë;
Në qarkun Dibër vetem komuna Lurë eshtë e bllokuar, po punohet për hapjen e saj në dy drejtime me dy traktore të fuqishëm me zinxhirë, kanë mbetur edhe 3 km e fundit pa hapur.
Të gjitha komunat po marrin masa për çeljen e rrugëve të brendshme komunale drejt fshatrave.
Në zonën e Korçës nuk ka komuna të bllokuara dhe se të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme dhe pa probleme dhe vetëm në disa komuna ka segmente që duhet të përdoren zinxhirë.
Sakaq Forcat e Armatosura në terren, një helikopter Tip BO-105 me 200 kg dhe AB 205 me 400 kg me ndihma kanë kryer fluturime për transport ndihmash more në Komunën Qelëz (Mille, Qafë Mugull dhe Qyqeshë).
Hapje rrugësh nga bora : kanë punuar mjetet në Kukës, Dibër dhe Shkodër.
Ndërsa angazhimi i Ministrisë së Shëndetesisë vlen të permendet vetëm një rast në Qarkun Shkodër. Ndërkohë që qysh nga fillimi i oporacionit të emergjences helikopteret e Ministrisë së Shendetësisë kanë kryer gjithsejt 84 misione fluturimi, duke transportuar në spitalet e rretheve 91 pacientë, me raste të rënda dhe urgjente, si dhe paketa me medikamente shtesë e personel mjekësor në të gjitha zonat e izoluara nga dëbora.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





