Transmetuar më 21-02-2012, 16:55

Tiranë, 21 shkurt 2012, NOA- 32 vjeçari Ylli Kapo nga Gjirokastra i shpallur në kërkim që nga viti 2008, ditën e sotme u ekstradua nga Athina drejt vendit tonë.

Burime zyrtare nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA.al, se ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar Ylli Kapon, me 8 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve të kryer në bashkëpunim.

Mësohet se 32 vjeçari është shpallur fajtor pasi në korrik të vitit 2006, në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë, ka transportuar 648 kg Cannabis Sativa.

Sakaq si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, në nëntorin e kaluar Kapo u prangos në Athinë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit