Transmetuar më 21-02-2012, 14:11

Tiranë, 21 shkurt 2012, NOA – Arrestohet në Domodossola në Itali shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, 48-vjeçari Fiqiret Hamit Seferi, lindur në Luz i Vogël në Kavajë, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Lajmin e bëri publik Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila informoi se Fiqiret Seferi do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Policia e Shtetit bën me dije se Gjykata e Kavajës, me vendimin nr.133, datë 15.12.2009, e ka dënuar shtetasin Fiqiret Seferi me 18 vjet burg, për vrasje të kryer në bashkëpunim. 48-vjeçari Fiqiret Seferi u shpall fajtor pasi më 06.03.2006, pas një konflikti në gjendje të dehur, në bashkëpunim edhe me shtetasin Luftim Kibja, ka goditur me thikë duke i marrë jetën shtetasit Artur Meta.

Arrestimi i Fiqiret Seferit u arrit falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, dje më 20 shkurt me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit