Transmetuar më 21-02-2012, 13:38

Tiranë, 21 Shkurt 2012 NOA – Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FA bënë me dije para pak minutash se gjendja shëndetësore e Nëntetar Aleksandër Peci, vazhdon të përmirësohet pas ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Ushtarak në Bazën Ajrore të Kandaharit në Afganistan.

Autoritetet ushtarake përgjegjëse të operacionit të ISAF kanë përmbyllur masat për transportimin e të plagosurit drejt Gjermanisë.

Pas lajmeve tronditëse për fatin e Nëntetar Aleksandër Peci, lajme të cilat u morën në rrugë zyrtare nga autoritetet komanduese të ISAF dhe iu përcollën menjëherë publikut, njoftimet e mbrëmjes së djeshme që konfirmonin se Nëntetar Peci ishte në jetë kanë lehtësuar gjendjen emocionale të familjarëve të tij, ashtu sikundër janë pritur me gëzim të madh nga Forcat e Armatosura dhe nga gjithë shqiptarët.

e.t/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit