Transmetuar më 21-02-2012, 13:00
Përmes një letёr ankese dёrguar Ambasadёs sё Federatёs Ruse nё Tiranë dhe ambasadorit të saj, Leonid Grigorieviç Abramov, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri proteston për projektligjin kundёr propagandёs gay. Në letër kjo ambasadë thotë se me keqardhje ka mёsuar nga kolegёt në Rusi dhe mediat, se nё datёn 8 Shkurt 2012 Parlamenti i Shёn Petёrburgut ka miratuar nё njё seancë tё dytё dёgjimore, me 31 vota pro dhe 6 kundёr, projektligjin kundёr propagandёs gay, i cili u pasua nga disa arrestime tё aktivistёve LGBT, tё vendosur pёrballё parlamentit dhe qё do tё vijojё me njё seancё tё tretё dhe finale dёgjimore. Akuzat e bёra nga parlamentarёt kundёr “opozitёs liberale” dhe “perversiteteve seksuale” janё njё fyerje qё deputetёt nuk i dёrgojnёvetёm kolegёve tё tyre dhe qytetarёve rusё, por tё gjithё personave LGBT dhe mbёshtetёsve tё tyre kudo nё botё, vlerëson organizata shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të LGBT. Sipas saj ky ёshtё njё projektligj, i cili do tё ndёshkojё, ndёr tё tjera, çdo person qё promovon homoseksualitetin tek tё miturit dhe qёparashikon gjoba alarmante pёr qytetarёt qё e shkelin ligjin. Me këtë rast Ambasada PINK, një prej organizatave kryesore në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, i bashkohet sot komunitetit ndёrkombёtar nё pёrpjekjet e tij pёr t’i dhёnё fund kёsaj shkelje flagrante tё tё drejtave tё njeriut. Pёr fat tё keq ligjvёnёsit e Shёn Pjetёrburgut vazhdojnë të injorojnë kërkesat e parlamentarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut nga e gjithë Europa, obligimet ndёrkombёtare tё Rusisё dhe peticionet e panumёrta qё shprehin vullnetin e qytetarёve rusё dhe tё huaj kundёr kёtij projektligji. Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, dhe i gjithё komuniteti qё ajo pёrfaqёson i bashkohen zyrtarisht tё gjithё qytetarёve, tё cilёt besojnё nё njё Rusi tolerante qё respekton të drejtën e qytetarёve tё saj për t’u shprehur dhe për të respektuar integritetin dhe dinjitetin e tyre. Institucionet ndёrkombёtare kanё shprehur prej kohёsh faktin se miratimi i njё projekt-ligji tё tillё do tё pёrbёnte shkelje tё detyrimeve ndёrkombёtare tё Rusisё pёr tё ruajtur lirinё e qytetarёve të saj dhe pёr tё luftuar diskriminimin. Pёrveç kёsaj, ёshtё shqetёsues fakti qё ligje tё ngjashme janë miratuar nё rajone dhe qytete tё tjera tё Rusisё, si Ryazan nё vitin 2006, Arkhangelsk nё 2011 dhe rajonin e Kostromёs nё vitin 2011. Ёshtё po kaq shqetёsues fakti qё disa politikanё rusё kanё sugjeruar aplikimin e këtij ligji nё nivel federal, që tregon një nivel të lartë homofobie dhe mungese të respektit për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët rusë, thotë Ambasada PINK. Po ashtu ajo shprehet se dёshiron t’i bёjё thirrje Qeverisё ruse, që të dalë mbi politikën dhe tё mbrojё dhe garantojё në mënyrë aktive liritё dhe tё drejtat e qytetarёve tё saj, duke i lejuar ata tё shprehin tё lirё mendimin e tyre nё lidhje me seksualitetin, identitetin gjinor dhe çdo gjё tjerёt qё shqetёson komunitetin LGBT nё vendin tuaj dhe kudo nё botё. Shkelja e kёsaj tё drejte themelore tё njeriut, nё njё epokё kur bota po intensifikon dialogun dhe po lufton pёr tё sheshuar diferencimet raciale, etnike, seksuale etj, Rusia po tregon njё vullnet tё kundёrt i cili minon integritetin e mijёra qytetarёve tё saj, tё cilёt nёn kёtё ligj do humbasin tё drejtёn e tyre themelore pёr tё shprehur identitetin seksual dhe pёr ta jetuar atё tё lirё si çdo qytetar tjetёr i atij vendi. Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe komuniteti qё ajo pёrfaqёson i bashkohen kёrkesave tё panumёrta tё institucioneve europiane, organizmave tё tё drejtave tё njeriut, shteteve perёndimore dhe indinjatёs sё qindra mijёra qytetarёve nga e gjithё bota pёr tё dёnuar kёtё akt kaq tё turpshёm dhe kaq kontradiktor kundёr lirisё sё shprehjes nё Rusi. “Ne besojmё dhe shpresojmё nё njё Rusi, e cila i mbron qytetarёt e saj, pavarёsisht orientimit tё tyre seksual apo identitetit tё tyre gjinor”, - përfundon thirrja nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri. a.y/NOA

Përmes një letёr ankese dёrguar Ambasadёs sё Federatёs Ruse nё Tiranë dhe ambasadorit të saj, Leonid Grigorieviç Abramov, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri proteston për projektligjin kundёr propagandёs gay.

Në letër kjo ambasadë thotë se me keqardhje ka mёsuar nga kolegёt në Rusi dhe mediat, se nё datёn 8 Shkurt 2012 Parlamenti i Shёn Petёrburgut ka miratuar nё njё seancë tё dytё dёgjimore, me 31 vota pro dhe 6 kundёr, projektligjin kundёr propagandёs gay, i cili u pasua nga disa arrestime tё aktivistёve LGBT, tё vendosur pёrballё parlamentit dhe qё do tё vijojё me njё seancё tё tretё dhe finale dёgjimore.

Akuzat e bёra nga parlamentarёt kundёr “opozitёs liberale” dhe “perversiteteve seksuale” janё njё fyerje qё deputetёt nuk i dёrgojnёvetёm kolegёve tё tyre dhe qytetarёve rusё, por tё gjithё personave LGBT dhe mbёshtetёsve tё tyre kudo nё botё, vlerëson organizata shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të LGBT.

Sipas saj ky ёshtё njё projektligj, i cili do tё ndёshkojё, ndёr tё tjera, çdo person qё promovon homoseksualitetin tek tё miturit dhe qёparashikon gjoba alarmante pёr qytetarёt qё e shkelin ligjin. Me këtë rast Ambasada PINK, një prej organizatave kryesore në Shqipëri për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT, i bashkohet sot komunitetit ndёrkombёtar nё pёrpjekjet e tij pёr t’i dhёnё fund kёsaj shkelje flagrante tё tё drejtave tё njeriut.

Pёr fat tё keq ligjvёnёsit e Shёn Pjetёrburgut vazhdojnë të injorojnë kërkesat e parlamentarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut nga e gjithë Europa, obligimet ndёrkombёtare tё Rusisё dhe peticionet e panumёrta qё shprehin vullnetin e qytetarёve rusё dhe tё huaj kundёr kёtij projektligji.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri, dhe i gjithё komuniteti qё ajo pёrfaqёson i bashkohen zyrtarisht tё gjithё qytetarёve, tё cilёt besojnё nё njё Rusi tolerante qё respekton të drejtën e qytetarёve tё saj për t’u shprehur dhe për të respektuar integritetin dhe dinjitetin e tyre.

Institucionet ndёrkombёtare kanё shprehur prej kohёsh faktin se miratimi i njё projekt-ligji tё tillё do tё pёrbёnte shkelje tё detyrimeve ndёrkombёtare tё Rusisё pёr tё ruajtur lirinё e qytetarёve të saj dhe pёr tё luftuar diskriminimin.

Pёrveç kёsaj, ёshtё shqetёsues fakti qё ligje tё ngjashme janë miratuar nё rajone dhe qytete tё tjera tё Rusisё, si Ryazan nё vitin 2006, Arkhangelsk nё 2011 dhe rajonin e Kostromёs nё vitin 2011.

Ёshtё po kaq shqetёsues fakti qё disa politikanё rusё kanё sugjeruar aplikimin e këtij ligji nё nivel federal, që tregon një nivel të lartë homofobie dhe mungese të respektit për të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët rusë, thotë Ambasada PINK.

Po ashtu ajo shprehet se dёshiron t’i bёjё thirrje Qeverisё ruse, që të dalë mbi politikën dhe tё mbrojё dhe garantojё në mënyrë aktive liritё dhe tё drejtat e qytetarёve tё saj, duke i lejuar ata tё shprehin tё lirё mendimin e tyre nё lidhje me seksualitetin, identitetin gjinor dhe çdo gjё tjerёt qё shqetёson komunitetin LGBT nё vendin tuaj dhe kudo nё botё.

Shkelja e kёsaj tё drejte themelore tё njeriut, nё njё epokё kur bota po intensifikon dialogun dhe po lufton pёr tё sheshuar diferencimet raciale, etnike, seksuale etj, Rusia po tregon njё vullnet tё kundёrt i cili minon integritetin e mijёra qytetarёve tё saj, tё cilёt nёn kёtё ligj do humbasin tё drejtёn e tyre themelore pёr tё shprehur identitetin seksual dhe pёr ta jetuar atё tё lirё si çdo qytetar tjetёr i atij vendi.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri dhe komuniteti qё ajo pёrfaqёson i bashkohen kёrkesave tё panumёrta tё institucioneve europiane, organizmave tё tё drejtave tё njeriut, shteteve perёndimore dhe indinjatёs sё qindra mijёra qytetarёve nga e gjithё bota pёr tё dёnuar kёtё akt kaq tё turpshёm dhe kaq kontradiktor kundёr lirisё sё shprehjes nё Rusi.

“Ne besojmё dhe shpresojmё nё njё Rusi, e cila i mbron qytetarёt e saj, pavarёsisht orientimit tё tyre seksual apo identitetit tё tyre gjinor”, – përfundon thirrja nga Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipёri.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit