Transmetuar më 21-02-2012, 10:15

Prishtinë, 21 janar 2012, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, pas vrasjes së një ushtaraku shqiptar dhe plagosjes rëndë të një tjetri në Afganistan.

Hoxhaj shprehet se kjo ngjarje ka tronditur shqiptarët kudo që ata jetojnë.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shprehim ngushëllime për humbjen e jetës së një ushtari të Komandos së Kontingjentit “EAGLE-4” të Ushtrisë Shqiptare në Afganistan dhe plagosjes rëndë të një tjetri. Kjo vrasje ka tronditur popullin shqiptar kudo që është. Ne, si qeveri, dënojmë ashpër vrasjen e ushtarëve shqiptarë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në sigurimin e paqes në Afganistan”, thuhet në telegramin e Hoxhajt për Haxhinaston.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit