Transmetuar më 20-02-2012, 12:38

Tiranë, 20 shkurt 2012, NOA – Fushata e kontrolleve për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor vijon ethshëm nëpër rrugët e Tiranës, kur vetëm javën e fundit Policia e kryeqytetit ka vendosur 3187 masa administrative (gjobë), shumica prej të cilave janë vendosur për tejkalim të normave të shpejtësisë, parakalime të gabuara, parkime të gabuara, mosvendosje të rripit të sigurimit etj, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Patrullat e policisë kanë bllokuar gjithsej 227 automjete, prej të cilave 41 mjete për mungesë dokumentacioni, 6 mjete për mospagim të gjobave brenda afatit dhe 180 mjete janë spostuar me karotres për parkime të gabuara.

Komisioni i Shqyrtimit të Kundravajtjeve ka marrë 92 vendime ku spikasin 24 vendime për pezullim të Lejes së drejtimit, 11 vendime për kalim afati të çertifikatës së kontrollit teknik, 17 vendime për përdorim të xhamave të errësuar, 31 vendime për shkelje të tjera të legjislacionit rrugor dhe 9 vendime për automjete të ndaluara administrativisht.

Ndërkohë, 3670 masa administrative gjobë janë vënë kryesisht për parkime të gabuara.

Policia e Tiranës bën me dije se gjatë kësaj jave nuk ka patur asnjë aksident rrugor me pasojë vdekjen në Tiranë, ndërsa nënvizon se Patrulla e Përgjithshme e Policisë së Kryeqytetit do të vijojë ndëshkimin e kundravajtësve të Kodit Rrugor.

Policia bën me dije se “konstatohet një përmirësim i rrjedhshmërisë së trafikut rrugor, kjo falë respektimit të rregullave në këtë fushë nga përdoruesit e rrugës (drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët) por dhe nga shërbimet e patrullës së përgjithshme dhe ato të policisë rrugore, përsëri ka shkelje të dukshshme të kundravajtjeve administrative, kryesisht në Tiranë”.

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit