

Ndërkohë që disa prej banorëve janë ende në gjumë, disa të tjerë nuk kanë fjetur akoma. Liami dhe Graciano shprehen se nuk kanë akoma gjumë për shkak të kafes që kanë pirë pak më parë.
Ora kalon dhe pak nga pak fillojnë të zgjohen edhe disa prej banorëve, të cilët pasi hanë mëngjesin, fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin për tema të ndryshme, njëra prej të cialve është edhe “Dialektet në Shqipëri”. Ata mendojnë se në Shqipëri dialektet ndryshojnë shumë nga njëri-tjetri.
Më pas vazhdojnë të flasin për gjuhët e huaja dhe ndikimine tyre në gjuhën shqipe. Temat e bisedës ndryshojnë, duke marrë shkas nga paraardhësja dhe kështu, vazhdojnë të flasin për udhëtimet e ndryshme që kanë bërë.
Më vonë, në mungesë të muzikës, banorët improvizojnë vegla muzikore dhe fillojnë të kërcejnë me njëri-tjetrin.
Pak më vonë, banorët grumbullohen sërish dhe fillojnë të diskutojnë për arsyet që i kanë shtyrë për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Gentiana u bën pyetje banorëve nëse janë dakord që brenda shtëpisë të kryen marrëdhënie seksuale. “Unë e kam lënë për natën e parë”, thotë ajo për veten dhe përfundon bisedën.
KETU GJENI GJITHCKA NDODH TEK BIG BROTHER 5
***
Bisedat brenda shtëpisë vazhdojnë, ndërkohë që Besarda është e shqetësuar se cili nga banorët do të merret me gatimin brenda shtëpisë së Big Brother-it, por asnjëri prej tyre nuk e merr përsipër këtë sektor. Graciano vë në dukje një defekt në trupin e Anilës, ndërsa asaj nuk i plqen ky fakt dhe fillon të debatojë, duke thënë se të gjithë njerezit kanë defekte, por nuk duhet t’ia vëmë në dukje sepse i bëjmë të ndihen keq. Ndërsa Liami i del ne mbrojtje Gracianos dhe e sqaron Anilën se nuk ka pse të ndihet keq për diçka që ekziston.
VIDEO: Ja kush janë banorët e Big Brother Albania 5
Disa prej banorëve rrinë afër njëri-tjetrit dhe fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin. Gentiana thotë se ka konsideratë për personat pa komplekse. Më pas biseda rrjedh tek fansat dhe mënyrën se si do të ndihen kur të dalin nga shtëpia. “Të gjithë kanë qejf të hyjnë në shtëpi, por pak ia dalin”, shprehet Gentiana. Liami thotë se nuk ka hyrë në shtëpinë e Big Brother që të përpiqet të fitojë me intrigë. “Le ta fitojë më i miri! Për mua, rendësi ka që të kënaqem”, thotë Liami. Ata krijojnë hamendësime se si do të sillen në momentin kur do të detyrohen të nominojnë dhe mënyrën se si do të sillen me njëri-tjetrin. Pjesa tjetër e banorëve flasin për dashurinë si nocion dhe tregojnë histori të tyre në të kaluarën. Më pas biseda devijon dhe fillojnë të diskutojnë për jetesën e vështirë dhe mënyrën se si duhet ta përballojnë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





