Transmetuar më 19-02-2012, 21:19

Tiranë, 19 Shkurt 2012, NOA/Arlinda Koçi – Gratë e ditëve të sotme duhet të jenë më të shëndetshme dhe të lumtura se ç’ishin nënat e tyre në fazat e jetës. Nënat e tyre ishin më pak të arsimuara dhe nuk dispononin dijet e nevojshme për të kuruar menopauzën, depresionin dhe sëmundje të tjera.

Pse, atëherë, gratë e moshës amerikane tani kanë mirëqenien më të ulët të çdo grupmoshe tjetër?

Një ndër arsyet kryesore është mbartja e stresit fizik dhe emocional të familjes.

Profili mesatar është profili i një gruaje 49-vjeçare që ka të paktën një fëmijë në shtëpi dhe punon disa orë jashtë shtëpisë.

“Unë kurrë nuk isha në shtëpi në kohë për të përgatitur darkën”- thotë Bonnie.

Ajo dhe burri i saj David duhet të heqin dorë nga shëtitjet e gjata pas darke, ato shërbejnë vetëm për të të marrë kohë.

Nëntë muaj pasi ata braktisën shëtitjet e tyre, martesa e tyre po dobësohej. Ajo nuk po i shikonte më miqtë e saj. Ditët e saj ishin mbyllur në një mjegull depresioni dhe gjumi e zinte me vështirësi nën barrën e një faji.

Dhe kështu jeta e një kujdestareje të zakonshme, është një arsye që obeziteti, pirja e duhanit dhe sëmundjet kronike, përfshirë edhe depresionin, janë në rritje të vazhdueshme tek gratë e moshës së mesme.

Ato janë më pak të shëndetshme se ç ishin mamatë e tyre në të njëjtën moshë.

Referuar të dhënave të fundit nga AARP 40 deri në 70 % e tyre kanë simptoma të depresionit.

Depresioni kronik kontribuon në sëmundjet e zemrës dhe degradimin e sistemit imunitar, të cilat në mënyrë efektive mbrojnë trupin kundër të gjitha sëmundjeve.

“ Nëse kjo mënyrë jetese dhe rënia e vazhdueshme e mirëqënies së grave do të vazhdojë në këtë mënyrë, do të fillojnë të humbin dividentin jetëgjatësi ; 5-7 vjet, ato kanë gëzuar tradicionalisht mbi burrat. ” – thotë Joseph Coughlin, drejtor i Age Lab.

Çfarë mund të bëjë një grua në jetën e përditshme për të mbrojtur veten kundrejt depresionit dhe sëmundjeve?

Anëtarët e familjes time refuzojnë që dikush tjetër të kujdeset për to.

Thërrisni një mbledhje të familjes, kujdesuni që të ftoni një punonjës social apo një psikoanalist. Sigurohuni qe prezenca e tyre të jetë e këndshme. Të gjithë do të jenë të interesuar të dëgjojnë faktet e ekzaminimit mjekësor, dhe të mësojnë në tavolinë këshilla të vlefshme.

Përse nuk mund të bëj asgjë te drejtë?

Për të ndërprerë depresionin, para se të shkoni të flini bëni një listë të tre gjërave që shkuan mirë sot, dhe rrugën që ndoqët për të arritur këtë.

Kjo teknikë ka arritur të jetë efektive në parandalimin e depresionit nëse është bërë rregullisht për 6 muaj.

Ndihem e rraskapitur gjatë gjithë kohës, por nuk mund të fle.

Ju duhet një orë e lumtur, të paktën 1 orë çdo ditë, për të thyer ciklin e hormoneve të stresit që qarkullojnë dhe mban sistemi juaj. Bëni pauzë dhe merruni me gjëra që i pëlqejnë karakterit tuaj. Bëni shëtitje me miqtë, praktikoni hobin tuaj, shikoni episodet e preferuara dhe qeshni me zë të lartë.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit