Transmetuar më 19-02-2012, 18:00

Nju Jork, 19 shkurt 2012, NOA – Rikthehet makthi i vrasjeve serial në Long Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Policia amerikane ka nxjerrë në dritë disa pjesë kufomash njerëzore në zonën e Manorville, në kontenë e Suffolk, që gjendet njëqind kilometra larg Nju Jorkut.

Pjesët e trupave u zbuluan nga një burrë, i cili po shëtiste me qenin e tij.

Një vit më parë, pranë plazheve Gilgo dhe Oak u gjetën pjesët e mëse dhjetë kufomave, të fshehura përgjatë rrugës së parkut Ocean, superstrada që lidh Manhattanin me Long Island.

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit