Transmetuar më 19-02-2012, 16:22
Prishtinë, 19 shkurt 2012 NOA- Në një analizim që Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese (QKGH) iu ka bërë deklaratave të pasurisë së deputetëve është gjetur se deklaratat e pasurisë janë ndryshuar në mënyrë të paligjshme nga Agjensioni Kundërkorrupsion (AKK). Këto deklarata janë ndryshuar jashtë afateve ligjore me qëllim që të fshihet dështimi i AKK-së për të hulumtuar pasurinë e deputetëve dhe vërtetësinë e deklaratave të tilla si dhe për të mbështetur deklaratat e pabaza që drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, i ka bërë në vazhdimësi e që tani del që për qëllim kanë pasur mbrojtjen e deputetëve që kanë thyer ligjin duke mos dhënë emrat e kompanive në të cilat janë pronarë. QKGH mbajti një konferencë për shtyp në të cilën nxori informacionin e mbështetur me fakte rreth manipulimit të formularëve. Esenca e këtij konstatimi qëndron në atë se formularët janë ndryshuar nga AKK pas mbarimit të afatit për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publik, gjë që është kundërligjore. Komunikimin me AKK-në rreth kësaj çështjeje në emër të QKGH e ka mbajtur në vazhdimësi gazetari Besnik Boletini, i cili për secilin dyshim ka kërkuar sqarim nga ana e AKK-së. Mbas konferencës për shtyp drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, ka dërguar një e-mail tek gazetari Boletini, në të cilin ai jo vetëm kërcënon, me qëllim të komprometimit të punës së gazetarit ai e ka shndërruar komunikimin që deri në atë moment ka qenë tërësisht zyrtar në një nivel personal me fyerje që nuk i shkojnë përshtati një zyrtari, sidomos një zyrtari që i prinë një agjensioni kundër korrupsion, baza e të cilit do duhej të ishte integriteti. Përmbajtja e e-mailit të zotit Preteni është siç vijon: “Do te mallkoj toka për shume gjera por me se shumti për mbiemrin që e mbane,sa te dinjitetsheme e ti sa I pamoralshem! E keqëpërdore miresin dhe bashkëpunimin e sinqerte që ta ofruam,shtremberove dhe genjeve,do te mbesin ne fyt ato fonde qe padrejtesisht I ke mare,jeta vazhdon,do te pergjigjesh para shtetit dhe Zotit!”. Siç shifet zoti Preteni në reagimin e tij nuk e thotë asnjë fjalë për materien me të cilën është marrë gazetari Boletini. Ai e kthen tërë këtë debat në nivel primitiv e personal, duke tentuar që ta intimidojë gazetarin e QKGH-së dhe duke u përpjekur që të bëjë fyerje edhe në baza personale. Sipas gjasave duke aluduar në Isa Boletinin, mbiemër që mban gazetari Besnik Boletini, në nervozë e sipër ai bën një fyerje të papranueshme duke shfaqur primitivizëm të papranueshëm. Preteni ka kërcënuar gazetarin duke thënë se ai do të përgjigjet para shtetit, duke treguar prapë se ai nuk e ka idenë për rolin që e kryen. Shteti nuk është i zyrtarëve që punojnë në të dhe shteti nuk mund të përdoret nga zyrtarët kundër kujtdo që nuk pajtohet me ta. Me një të tillë konceptim për shtetin zoti Preteni ka treguar se është në vendin e gabuar sepse pozita e drejtuesit të një agjensioni kundër-korrupsion i jep atij mundësinë e kërcënimit e shantazhit, gjë që nga ky e-mail shifet si shumë e mundshme. Në anën tjetër, zoti Preteni ka një përceptim tërësisht të gabuar për obligimin e tij ndaj publikut dhe ndaj medias. Informacionet që i ka dërguar gazetarit pas kërkesës së këtij të fundit, Preteni i shef si favor për të. Preteni do duhej t’i printe përpjekjeve për transparencë të institucioneve, sepse baza e luftimit të korrupsionit është pikërisht transparenca. Informacionet që posedon Preteni në AKK nuk janë informacione të tij, por janë informacione publike, të cilat ka për obligim t’ia japë publikut. Dhe për fund, referenca e zakonshme e zyrtarëve publik sa herë që kanë të bëjnë me kritikën që vjen nga ana e sektorit të shoqërisë civile duke aluduar në fondet që organizatat e shoqërisë civile merrkan pa meritë. Fondet me të cilat punon QKGH janë publike dhe merren pikërisht nga shoqëritë e shtetet që i takojnë botës të cilën e mëtojnë ta arrijnë institucionet e Kosovës. Përveç kësaj Organizata COHU! dhe QKGH nuk janë të njohura si pranues enorm të fondeve, por përkundrazi, gazetarët e aktivistët e tyre thjesht mbijetojnë pikërisht për shkak të qëndrimit kritik ndaj institucioneve e zyrtarëve, edhe atyre vendore, edhe atyre ndërkombëtare. “Në fund, ne nuk mendojmë se Preteni është duke i bërë mirë agjensionit me këto sjellje dhe me mënyrën si po manipulon këtë institucion. Ai duhet të jetë shembull i përballimit me kritikën dhe me transparencën e jo shembull i mbylljes e primitivizmit me reagime fyese impulsive”, - përfundon deklarata nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese r.b/NOA

Prishtinë, 19 shkurt 2012 NOA- Në një analizim që Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese (QKGH) iu ka bërë deklaratave të pasurisë së deputetëve është gjetur se deklaratat e pasurisë janë ndryshuar në mënyrë të paligjshme nga Agjensioni Kundërkorrupsion (AKK). Këto deklarata janë ndryshuar jashtë afateve ligjore me qëllim që të fshihet dështimi i AKK-së për të hulumtuar pasurinë e deputetëve dhe vërtetësinë e deklaratave të tilla si dhe për të mbështetur deklaratat e pabaza që drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, i ka bërë në vazhdimësi e që tani del që për qëllim kanë pasur mbrojtjen e deputetëve që kanë thyer ligjin duke mos dhënë emrat e kompanive në të cilat janë pronarë.

QKGH mbajti një konferencë për shtyp në të cilën nxori informacionin e mbështetur me fakte rreth manipulimit të formularëve. Esenca e këtij konstatimi qëndron në atë se formularët janë ndryshuar nga AKK pas mbarimit të afatit për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publik, gjë që është kundërligjore.

Komunikimin me AKK-në rreth kësaj çështjeje në emër të QKGH e ka mbajtur në vazhdimësi gazetari Besnik Boletini, i cili për secilin dyshim ka kërkuar sqarim nga ana e AKK-së. Mbas konferencës për shtyp drejtori i AKK-së, Hasan Preteni, ka dërguar një e-mail tek gazetari Boletini, në të cilin ai jo vetëm kërcënon, me qëllim të komprometimit të punës së gazetarit ai e ka shndërruar komunikimin që deri në atë moment ka qenë tërësisht zyrtar në një nivel personal me fyerje që nuk i shkojnë përshtati një zyrtari, sidomos një zyrtari që i prinë një agjensioni kundër korrupsion, baza e të cilit do duhej të ishte integriteti.

Përmbajtja e e-mailit të zotit Preteni është siç vijon:

“Do te mallkoj toka për shume gjera por me se shumti për mbiemrin që e mbane,sa te dinjitetsheme e ti sa I pamoralshem!

E keqëpërdore miresin dhe bashkëpunimin e sinqerte që ta ofruam,shtremberove dhe genjeve,do te mbesin ne fyt ato fonde qe padrejtesisht I ke mare,jeta vazhdon,do te pergjigjesh para shtetit dhe Zotit!”.

Siç shifet zoti Preteni në reagimin e tij nuk e thotë asnjë fjalë për materien me të cilën është marrë gazetari Boletini. Ai e kthen tërë këtë debat në nivel primitiv e personal, duke tentuar që ta intimidojë gazetarin e QKGH-së dhe duke u përpjekur që të bëjë fyerje edhe në baza personale. Sipas gjasave duke aluduar në Isa Boletinin, mbiemër që mban gazetari Besnik Boletini, në nervozë e sipër ai bën një fyerje të papranueshme duke shfaqur primitivizëm të papranueshëm.

Preteni ka kërcënuar gazetarin duke thënë se ai do të përgjigjet para shtetit, duke treguar prapë se ai nuk e ka idenë për rolin që e kryen. Shteti nuk është i zyrtarëve që punojnë në të dhe shteti nuk mund të përdoret nga zyrtarët kundër kujtdo që nuk pajtohet me ta. Me një të tillë konceptim për shtetin zoti Preteni ka treguar se është në vendin e gabuar sepse pozita e drejtuesit të një agjensioni kundër-korrupsion i jep atij mundësinë e kërcënimit e shantazhit, gjë që nga ky e-mail shifet si shumë e mundshme.

Në anën tjetër, zoti Preteni ka një përceptim tërësisht të gabuar për obligimin e tij ndaj publikut dhe ndaj medias. Informacionet që i ka dërguar gazetarit pas kërkesës së këtij të fundit, Preteni i shef si favor për të. Preteni do duhej t’i printe përpjekjeve për transparencë të institucioneve, sepse baza e luftimit të korrupsionit është pikërisht transparenca. Informacionet që posedon Preteni në AKK nuk janë informacione të tij, por janë informacione publike, të cilat ka për obligim t’ia japë publikut.

Dhe për fund, referenca e zakonshme e zyrtarëve publik sa herë që kanë të bëjnë me kritikën që vjen nga ana e sektorit të shoqërisë civile duke aluduar në fondet që organizatat e shoqërisë civile merrkan pa meritë. Fondet me të cilat punon QKGH janë publike dhe merren pikërisht nga shoqëritë e shtetet që i takojnë botës të cilën e mëtojnë ta arrijnë institucionet e Kosovës. Përveç kësaj Organizata COHU! dhe QKGH nuk janë të njohura si pranues enorm të fondeve, por përkundrazi, gazetarët e aktivistët e tyre thjesht mbijetojnë pikërisht për shkak të qëndrimit kritik ndaj institucioneve e zyrtarëve, edhe atyre vendore, edhe atyre ndërkombëtare.

“Në fund, ne nuk mendojmë se Preteni është duke i bërë mirë agjensionit me këto sjellje dhe me mënyrën si po manipulon këtë institucion. Ai duhet të jetë shembull i përballimit me kritikën dhe me transparencën e jo shembull i mbylljes e primitivizmit me reagime fyese impulsive”, – përfundon deklarata nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese

r.b/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit