Transmetuar më 19-02-2012, 12:20

Tiranë, 19 shkurt 2012, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i cilëson të pavarëteta zërat në media, për sherre brenda Partisë Socialiste. Në rrjetin social “Twitter” kreu i PS-së shprehet se në këtë forcë politike ka debate, dhe këto janë e mira e madhe dhe jo problem i Partisë Socialiste.

“Një furi titujsh e nëntitujsh për të gënjyer opinionin publik me lajme nga “brenda” PS që pasqyrojnë sherre inekzistente! Asgjë e vërtetë”, shprehet Rama në Twiter.

Sipas tij diskutimet i shërbejnë mbarëvajtjes së kësaj force politike. “Në PS ka pasur ka dhe do ketë gjithnjë diskutime për mbarëvajtjen e familjes sonë politike. Kjo është e mira e madhe, jo problemi i PS”, shprehet Rama.

a.k/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit