

Tiranë, 19 shkurt 2012, NOA – Spektakli i natës së parë mbyllet me 15 konkurentë, të cilët nuk janë ende banorë definitiv. Momentin që do të konfirmohen do ta vendosë Vëllai i Madh.
Arbana u komunikon konkurentëve se këtë javë do të kenë buxhet të plotë, por duke filluar nga java tjetër, do t’u duhet të kalojnë disa prova për të fituar buxhetin e plotë. Në shtëpi ndodhet këndi i Raiffeisen, që si çdo vit ua ka bërë më të thjeshtë kryerjen e blerjeve dhe shpenzimeve.
Në shtëpinë e Big Brother janë 9 djem e 6 vajza. Vëllai i madh ka vendosur që njëri prej djemve do të flerë me vajzat. Për këtë do hidhet një short, e djali fatlum është Elvisi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





