

Berat, 18 shkurt 2012, NOA – Një grup turistësh amerikanë kanë vizituar sot qytetin e një mbi një dritareve, Beratin, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Turistët kanë mbërritur në Berat, pasi ky qytet pjesë e trashëgimisë së UNESKO-s është pjesë e një guide turistike shqiptare për një grup amerikanësh.
Pasi u njohën nga afër me kryeqytetin shqiptar, Tiranën, 86 turistët amerikanë kanë mbërritur të shtunën në qytetin muze të Beratit, me katër autobusë.
Vizitorët panë nga afër qendrën historike të Beratit, Muzeun Kombëtar Onufri, dhe lagjen “Kala”.
Ishte Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore, pranë Ministrisë së Turizmit, e cila në guidën turistike nga Shqipëria kishte promovuar vlerat e qytetit të njëmbinjë dritareve, duke e zgjedhur si destinacion të veçantë për vizitorët amerikanë.
Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Turizmit, Olsi Lafe tha gjatë një prononcimi për gazetarët se fakti që Berati është bërë pjesë e UNESCOS ka bërë që vizitorët të shprehin interes për ta vizituar atë.
Sipas tij rritja e numrit të vizitorëve dëshmon mbi të gjitha për mundësinë që ka ky qytet për zhvillimin e turizmit.
mit/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





