

Paris, 17 shkurt 2012, NOA- Bruce Wills duket se i ka dhënë mësim: nuk janë flokët ata që e bëjnë një burrë seks simbol. Kështu që edhe Jude Law ka vendosur që të shfaqet ashtu si është duke nxjerrë në pah flokët e rëna të tij, duke hequr kështu tufën e çrregullt të flokëve që mbante për të fshehur pjesën tullace.
Në tapetin e kuq parizien, për promovimin e filmit të tij të fundit Law ka vendosur që të dalë përfundimisht hapur dhe të përballet me realitetin në prag të të 40-ve.
Siç raporton NOA.al, aktori i cili cilësohet ndër më tërheqësit në botën e yjeve, e përjetonte keq situatën me flokët e tij si dhe rënien e shpeshtë të tyre, duke u fshehur kështu jo rrallë herë pas kapeleve.
Mësohet se vitin e kaluar filloi të humbë gjithnjë e më shumë flokë, por që nga vera e tani looku i tij nuk kalon pa u vënë re.
Me flokët e gjatë, balli i lartësuar i tij nga rënia e flokëve vihej re më pak, por duket se vetë Law iu sos durimi…por edhe me këtë pamje fansat e tij vijojnë ta adhurojnë.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





