
Të dhënat po ngarkohen...

Prishtinë, 17 shkurt 2012, NOA – Republika e Ugandës bëhet shteti i 88-të që e njeh pavarësinë e Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj, i cili në një konferencë për media dha lajmin dhe solli më vete edhe letrën verbale të këtij shteti.
Sipas tij, nota verbale kishe ardhur në adresë të zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli, pasi që, siç tha ai, ai ka qenë edhe kanali i vetëm që ka realizuar lobim për njohje të Kosovës nga ky shtet.
NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
