

Tiranë, 17 shkurt 2012, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë përmbledhëse e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 17 shkurt 2012.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Rrjedhin votat, deputetët e PS thyejnë vendimin”.
Disa tituj të tjerë janë; “Publikohet formulari A1, MASH: Si ta plotësoni”.
“Kapen në Lezhë/ Protestuesit e 21 janarit tritol shtyllave të tensionit”.
“Në Lekbibaj me helikopter, poshtë dëborës ka jetë”.
Gazeta "Shekulli" ka si argument kryesor; “Grushta Ilir Rusmalit, arrestohet i përndjekuri”.
Disa tituj të tjerë janë, “Fier, dënohet ish-shefi i krimeve, i kërkoi seks tezes së të zhdukurës”.
“Matura 2012, Ministria e Arsimit publikon formularin A1 dhe A1Z”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Dekretet e Topit, Kushtetuesja: Kuvendi, argumente pa bazë”.
Disa tituj të tjerë janë; “Firma, hetim drejtoreshës së “Zyber Hallullit””.
“Durrës kapen 5 kg heroinë në gomën e automjetit”.
“Kurbin/ Ekzekutohet 35-vjeçari, plagoset i vëllai”.
Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Shpërbëhet grupi, 17 deputetë të PS bashkojnë votat me PD”, i cili flet për rrjedhjen e votave të PS gjatë votimit të fshehtë për anëtarin e bordit të MFA, Mati Pepa.
Disa tituj të tjerë janë; “Harasani: LMN u tradhtua nga brenda, pas ikjes së Blushit, pati thyerje”.
“I përndjekuri, incident me Rusmalin: Isha i tronditur nga vdekja e shokut”.
“Ndryshimet në Kod, 8 vjet burg kush falsifikon zgjedhjet”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Të dhunshmit e "21 Janarit", në tritolin shtyllave elektrike”. Disa tituj të tjerë janë; “Patozi: Moti i keq, PS plan absurd për shtet paralel”.
“Rama: Në PS, gjithkush thotë atë që mendon”.
“Zbardhet vendimi 5-0 për pafajësinë e Metës”.
Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor; “Ish-i burgosuri politik grushta në fytyrë deputetit të PD-së te selia e Kuvendit: Rusmali më mashtroi. Nuk më dha lekët”.
Disa tituj të tjerë janë; “Formulari A1 si duhet plotësuar”.
“Ballauri: “Të legalizohet prostitucioni, ja të mirat”.
Gazeta “Agon” ka si argument kryesor; “"Heronjtë" e 21 janarit hedhin në erë shtyllat e tensionit të lartë”.
Disa tituj të tjerë janë; “Rriten remitancat nga Greqia në Shqipëri”.
“NYT: Deutsche Bank i bie lavdia”.
“Berisha mbështet qeverinë e Kosovës”.
Të nderuar lexues. Ju po ndiqni një pjesë të pasqyrës së shtypit. Për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al., mund të abonoheni duke na shkruar tek pr@noa. al.
a.k/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





