

Londër, 17 Shkurt 2012, NOA – Është një ashensor shumë më ndryshe nga ato çka jemi mësuar zakonisht të shohim.
Hapja e një qendre tregtare në Londër është kthyer në një event tepër të rëndësishëm dhe kjo falë veprës artistike të krijuar nga Andrew Walker.
Kemi të bëjmë me një ashensor sfondi i të cilit është i kristaltë dhe rruga, si gjatë zbritjes ashtu dhe në ngjitje, kryhet në një eksperiencë 3D.
Klientët faktikisht përjetojnë një aventurë tepër të këndshme pasi në ashensor krijohen habitate të ndryshme: një humnerë ndodhet posh tyre apo krijesa të shumta që dalin dhe i trembin.
Duke parë reagimet e njerëzve duhet thënë se eksperimentimi ka rezultuar i suksesshëm.
r.b/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





