Transmetuar më 16-02-2012, 18:47

Mitorvicë, 16 shkurt 2012, NOA- Policia e Mitrovicës ka bërë të mundur vënien në pranga të dy personave pasi iu gjet 19 kilogramë marijuanë.

Siç informon NOA.al, mësohet se të ndaluarit janë Muhamet K., 34 vjeç dhe Makfir S. 46 vjeç.

Sipas policisë thuhet se në kuadër të operacioneve për të goditur krimin gjatë dy kontrolleve në zonën e Mitrovicës,  u arrestuan dy persona pas dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike”.

Mësohet se gjatë gjatë kontrollit në njërën nga shtëpitë e personave të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 20 paketime me substancë narkotike të llojit marijuanë dhe një pushkë 8.5 mm prodhim italian, ku sasia totale e marijuanës së konfiskuar arrin në 18 kg. e 627 g.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit