Transmetuar më 16-02-2012, 16:36

Elbasan, 16 shkurt 2012, NOA- Një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Stuhia e Dimrit”, bëri të mundur prangosjen e dy hajdutëve të cilët vidhnin nën kërcënimin e armës.

Burime zyrtare nga policia e Elbasanit thanë për NOA.al, se të ndaluarit e këtij operacioni janë Jaup Troka 18 vjeç dhe Rezart Kelmenti 26 vjeç, që të dy banues në fshatin Bradashesh, ndërsa u bë shpallja në kërkim e tre të tjerëve.

Nga ana e policisë thuhet se të ndaluarit dyshohet të jenë autor të dy ngjarjeve të ndodhura, njëra në muajin Janar për veprën penale të “Vjedhjes me armë e kryer në bashkëpunim”, në vendin e quajtur  “Objekti 50”  ne pronësi të një firme ku dy të rinjtë nën kërcënimin e armës së zjarrit tip pistoletë, kanë lidhur rojen e këtij objekti dhe me pas kanë bërë vjedhjen e një transformatori të energjisë elektrike me një çmim prej 45 milionë lekësh të vjetra.

Vetëm pak ditë pas kësaj ngjarje po të njëjtët  kanë vjedhur me dhunë magazinën e uzinës mekanike në pronësi të shtetit, ku kanë vjedhur një sasi prej 450 kg materialesh elektrike prej bakri dhe bronxi.

Menjëherë pas prangosjes dy të rinjve iu gjet dhe sekuestrua sasia prej 200 kg kabuj, një automjet tip Benz, me targë EL 4279 C, 5 telefona celularë, ndërsa vijon puna për kapjen e tre bashkëpunëtorëve të tjerë.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit