Transmetuar më 16-02-2012, 14:19

Shkodër, 16 shkurt 2012, NOA – Uniformat blu të qarkut të Shkodrës finalizuan me sukses aksionin e koduar “Grabitqari”, falë të cilit u vunë në pranga nëntë autorë vjedhjesh të ndryshme në rrethin e Shkodrës, ndërsa njëri u shpall në kërkim, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Konkretisht u ndaluan këta persona:

1.      Mhill (Nikollë) Thepi, vjeç 20, banues në fshatin Spathar, Shkodër

2.      Besmir Lugina, vjeç 25, banues në fshatin Balldren, Lezhë

3.      Xhevahir lugina, vjeç 23, banues në fshatin Balldren, Lezhë

4.      Agron Thepi, vjeç 21, banues në fshatin Spathar, Shkodër

5.      Ndue Ara, vjeç 25, banues në Balldren, Lezhë

6.      Nikolin Pjetri, vjeç 25, banues në Laç Vau i Dejës, Shkodër

7.      Dedë Thepi, vjeç 25, banues në fshatin Spathar, Shkodër

8.      Pjetër Huba, vjeç 25, banues në fshatin Mnelë, Shkodër

9.      Gjin Marku, vjeç 24, banues në fshatin Kryebushat, Shkodër

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga hetimet e kryera rezulton se janë autorë të dyshuar të një sërë ngjarjesh kriminale.

Përkatësisht ata dyshohen për:

–          Ngjarja e ndodhur me datë 14.07.2011, vjedhja e disa pajisjeve në lokalin DEA në fshatin skathar.

–          Ngjarja e ndodhur me datë 22.11.2011, në fshatin Juban të Komunës Gur i Zi, Shkodër, ku është vjedhur banesa e një shtetasi.

–          Ngjarja e ndodhur me datë 18.12.2011, në fshatin Mnelë të Komunës Vig Mnelë, Shkodër, ku i është vjedhur me dhunë një sasi prej 260.000 lekë një shtetaseje.

–          Ngjarja e ndodhur me datë 10.02.2012, në fshatin Rranxa, komuna Bushat, Shkodër, ku i është vjedhur me dhunë një sasi prej 3.000.100 lekë një shtetasi.

–          Ngjarja e ndodhur me datë 13.02.2012, në fshatin Juban të Komunës Gur i Zi, Shkodër, ku është vjedhur banesa e një shtetasi.

–          Ngjarja e ndodhur më datë 31.01.2012, në fshatin Spathar të Komunës Gur i Zi Shkodër, ku është vjedhur banesa e një tjetër shtetasi.

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit