Transmetuar më 16-02-2012, 11:21

Fier, 16 shkurt 2012, NOA – Zbulohen pas 15 vjetësh autorët e vrasjes së Drita dhe Ermal Rrapollarit në Patos të qytetit të Fierit, një vrasje e ndodhur më 3 prill të vitit 1997, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Memorja” uniformat blu të Fierit kanë vënë në pranga 15 vjet pas vrasjes, tre persona, si dhe shpallën në kërkim një të katërt.

Kështu janë arrestuar 36-vjeçari Eduart Banaj; 45-vjeçari Arben Çela, dhe 36-vjeçari Altin Hoxha, që të tre banues në Patos, ndërsa po kërkohet edhe 37-vjeçari Roland Likaj, banues në Mbrastar të Fierit.

Të katër personat janë nën akuzë për veprën penale të vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.

Eduard Banaj, Arben Çela, Altin Hoxha dhe Roland Likaj dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vrarë me armë zjarri në banesën e saj shtetasen Drita Rrapollari dhe djalin e saj Ermal Rrapollari, më 3 prill të 1997-ës në vendin e quajtur lagja 1-Maji në Patos.

mit/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit