

Bulqizë, 15 shkurt 2012, NOA- Çatia e një pallati 3-katësh është shembur pak më parë në zonën e Martaneshit.
Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, shkak për këtë shembje është bërë sasia e madhe e dëborës e cila prej ditës kishte pushtuar pjesën e sipërme të pallatit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka të lënduar nga shembja e tij por se forca të shumta të grupeve të gatshme dhe të shtabit të emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje.
Sakaq si rrjedhojë e kësaj shembje katër familje kanë ngelur të pastreha në mes të të ftohtit.
Sipas të dhënave të vazhdueshme të Ministrisë së Transportit thuhet se rrethi i Bulqizës dhe Martaneshit janë ndër rrethet më problematike dhe ku zona e fshatra të tërë vijojnë të jenë të bllokuara nga dëbora.
a.y/NOA
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





