Transmetuar më 15-02-2012, 14:14

Milano, 15 shkurt 2012, NOA- E detyruar të prostituojë në trotuaret e provincës, shpesh në territoret e Bollate e Paderno Dugnano në Itali, pas kërcënimeve, shantazheve e shfrytëzimeve një 25 vjeçare vendosi tu japë fund atyre duke çuar në prangosjen e tutorëve të saj.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, rrëmbyesit e saj u identifikuan nga policia italiane si shqiptarë dhe konkretisht 33 vjeçari Leonard Nexha dhe 30 vjeçari Xhafer Bilka, të cilët u prangosën teksa ishin të strehuar në një apartament në Milano, bashkë me katër prostituta të tjera.

Menjëherë pas kësaj dy shqiptarët u dërguan në ambientet e paraburgimit, ndërsa vajza moldave 25 vjeç rrëfeu në polici se si çdo ditë nga e hëna në të shtunë sillej në trotuare dhe pas sfilitjes së saj, i duhej të dorëzonte domosdoshmërisht 5-6 mijë euro në ditë.

Ajo pranoi para policisë se situata i ishte bërë e padurueshme dhe se që në fillim ata e kishin nxjerrë në rrugë me zor dhe se ndonëse rraskapitej trotuareve, më tej ajo pritej në apartamentin e shqiptarëve ku mbahej vazhdimisht në kontroll.

Aktualisht vajza e dhunuar u dërgua në një qendër për pritjen e viktimave të dhunës, ndërsa shqiptarët duket se do të presin gjatë pas hekurave të burgut.

a.y/NOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit