

Tiranë, 15 shkurt 2012, NOA- Në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë, kreu i saj Sali Berisha u ndal sot në reforminin që tha se nevojitet në ligjin për arsimin parauniversitar.
Berisha tha se Qeveria e ka shpallur dhe vazhdon t’i qëndrojë motos se mësuesi është në epiqendër të përpjekjeve për reformim dhe i vuri theksin gjuhës së dytë në shkolla që tha se do të jetë ajo kineze.
“Në vitet e shkuara, pati braktisje nga arsimi nga arsimtarët dhe shkak për këtë u bë paga. Por rrogat e mësuesve në Shqipëri janë rritur dhe ne jemi ndër vendet e pakta që kemi rritur rrogat. Kjo ka ngjallur konkurrencën dhe ka konsoliduar trupën pedagogjike, reforma të thella ka njohur botimi i teksteve, shtrirja e internetit në çdo shkollë, në një hark kohor të shkurtër janë rritur disa tregues shumë të rëndësishëm. Vitin e kaluar dhe këtë vit mbi 91% e nxënësve që mbarojnë arsimin e detyrueshëm hyjnë në shkollat e mesme, ky është një nga treguesit më të lartë ndër më të lartët. Po në kuadër të arsimit janë bërë përpjekje për kualifikimin më të mirë të mësuesve, janë ndërtuar mbi 1200 shkolla dhe vijon ndërtimi i të tjerave”, u shpreh Berisham raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Sipas tij, ky ligj, vendos në themel të arsimit parauniversitar standardet më të mira të shkollimit, ky ligj do e bazojë këtë arsim në dy disiplina kryesore, gjuhën amtarë, leximin, matematikën dhe se ky ligj, krijon të gjitha mundësitë për një zgjerim më të shpejtë të arsimit parauniversitar.
Berisha tha se projektligji i kushton një rëndësi të veçantë mësimit të dy gjuhëve të huaja, dhe ky është një dimension tjetër i rëndësishëm i shkollimit të fëmijëve në Shqipëri, pasi tha se shqiptarët janë poliglot të lindur, por se askush nuk ka aparatin formës më të përshtatshme për të folur lehtësisht çdo gjuhë se sa shqiptarët dhe prej këtëj buron edhe pasioni i tyre për gjuhët e huaja.
“Gjuha e parë është përcaktuar me ligj, por nuk duhet harruar se shqiptarët janë frankofonë, por duhet të hapen edhe drejt italishtes, spanjishtes dhe gjermanishtes por detyrimisht drejt asaj kineze. Si gjuhë e dytë duhet të pasqyrojë botën në të cilën jeton, dhe kjo botë flet vetë ndaj është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor krahas gjuhëve të tjera të mëdha detyrimisht të jetë si e dytë dhe gjuha kineze”, tha ndër të tjera Berisha.
Ai vlerësoi se ligji merr parasysh edhe reforma në sistemin arsimor profesional dhe se kjo nismë ka ecur, pasi sic vuri në dukje ai, 11% e nxënësve vijojnë mësimet në shkollat profesionale.
a.y/NOA
Reagimi: Rama: Të mësojmë kinezçe për të shpëtuar? Shpikje alla Berisha
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





